Deklaratat e zyrtarit të Brukselit erdhën pas takimeve që zhvilloi sot paradite në Tiranë me drejtuesit e palëve politike. Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit Danielson, e nisi axhendën e ditës me kryeministrin Rama në selinë e qeverisë, ku kanë biseduar për rreth 60 minuta.
Pas takimit, Danielson në një status në Tuiter, ka publikuar foto nga takimi dhe ka shkruar:
“Bisedë e hapur me kryeministrin Rama për aktualitetin politik dhe reformat”, ndërsa vijon se “Shqipëria duhet të vijojë reformat kundër krimit dhe korrupsionit për të qenë bindës në qershor”.
Mëshhet se gjatë bisedës, Rama dhe Danielson janë ndalur edhe në vendimin e opozitës për të djegur mandatet parlamentare e për të kërkuar qeveri tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. Zyrtari i Brukselit ka takuar më pas edhe kreun e opozitës Lulzim Basha dhe drejtues të partive të tjera opozitare. Pas takimit drejtori i Komisionit Europian për zgjerimin tregoi sërish përmes rrjetit social Tëiter se kishte pasur një takim konstruktiv me përfaqësuesit e opozitës për situatën politike në vend.
“Shqipëria përballet me sfida- shkroi Danielson- duke shtuar se vendi i vetëm për t’i zgjidhur është parlamenti. Nxitja e akteve të dhunës në protesta – vijon më tej zyrtari europian- është e papranueshme.
Edhe kreu i opozites Lulzim Basha, bëri një deklaratë për media në përfundim të takimit me zyrtarin e Brukselit, ku theksoi se dialog me Ramën nuk do të ketë si dhe nuk tërhiqen nga bojkoti i Kuvendit.
/abcnews.al