Pas marrjes së detyrës si drejtor i përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj zhvilloi takimin e parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaccme, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes dy institucioneve.
Policia e Shtetit është një nga institucionet kryesore ku mbështetet struktura antikorrupsion për ekzekutimin e masave të sigurisë, si dhe ofron mbështetje për agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit për ushtrimin e kontrolleve në banesa, biznese apo ambiente të tjera.
Në shumë raste operacionet e zhvilluara nga SPAK janë dekonspiruar, shqetësim që është ngritur më herët nga prokuroria. Ky shqetësim pritet të jetë një nga pikat kryesore ku do të përqëndrohet biseda mes dy drejtuesve./abcnews.al


