Drejtori i OBSH në Shqipëri, Rama: Më shprehu konsideratat pozitive për menaxhimin e pandemisë

schedule17:21 - 12 Nëntor, 2020

schedule 17:21 - 12 Nëntor, 2020

Kryeministri Rama, ka ndarë me publikun një foto me  Drejtorin e OBSH për Europën Hans Kluge i cili mbajti ditën e sotme një Konferencë për shtyp sëbashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për situatën e pandemisë në Europë por edhe në Shqipëri.

Kryeministri shkruan se Kluge i ka shprehur konsideratat më pozitive për menaxhimin e situatës në Shqipëri.

“Me drejtorin e OBSH për Europën, Hans Kluge, i cili siç bëri edhe publikisht në konferencën për shtyp, më shprehu konsideratat më pozitive për menaxhimin e situatës së pandemisë në Shqipëri”, shkruan Rama.

Gjatë ditës së sotme Hans Kluge deklaroi se OBSH ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë  në të cilën përfshihen mbështetja për shëndetin mendor, digjitalizimin, imunizimin si sigurimin e vaksinës së Covid-19 për vendin.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!