Ahmet Shehu drejtor i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial ka treguar në Radarin Informativ në “ABC” me gazetaren Jonida Shehu rrugët që ndjekin pacientët që marrin trajtim mjekësor në shtëpi për të marrë bombolat e oksigjenit. Ai u shpreh se në Tiranë janë dy qendra që bëjnë mbushjen e bombolave ndërsa një kompani tjetër bën edhe kontrollin periodik të tyre.
Mbushet nga subjektet e licencuara. Janë dy në Tiranë që bëjnë mbushjen e bombolave me oksigjen. Ndërsa një kompani kryen edhe kontrollin periodik të bombolave. Duhet t’i nënshtrohen të gjitha kontrolleve, Aty shënohet edhe data e kontrollit periodik. Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka vite që ushtron kontrolle. Kemi programe të orientuara. Në vijim të situatës kemi hartuar programe për kontrollin e bombolave në oksigjen. Kemi nisur prej ditësh”, tha Shehu.
Shehu shtoi se bombola nuk merret në mënyrë rrethanore. Ndalur te rasti i dy ditëve më parë kur një pacienti me Covid-19 që trajtohej në banesë i plasi bombola e oksigjenit, Shehu theksoi se në raste të tilla bombola nuk shpërthen.
“Nuk ka mundësi ta marrin bombolën në mënyrë rrethanore dhe në pika që janë të palicencuara. Nuk ka shanse të bëhet mbushja në këto pika. Duhet të orientohen vetëm më subjekte të licencuara të cilat mund të gjenden në faqen e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. Pakujdesia krijon edhe probleme. Nuk shpërthen bombola. Nëse rrjedh mund të ketë probleme të tjera por shpërthim bombole nuk ka”, deklaroi Shehu./mv.abcnews.al


