Drejtori i CDC-së: Maska mund të sigurojë mbrojtje më të mirë kundër COVID-19 sesa një vaksinë

schedule08:31 - 17 Shtator, 2020

schedule 08:31 - 17 Shtator, 2020

Përdorimi i një maske mund të sigurojë mbrojtje më të mirë kundër COVID-19 sesa një vaksinë, pohoi mjeku Robert Redfield, drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së.

“Maska mbron më shumë kundër COVID-19 sesa një vaksinë anti koronavirus. Nëse një vaksinë nuk arrin të sigurojë imunitet mbi 50% atëherë vaksinimi do nuk do të mbrojë askënd”,  tha Redfield.

Ai ka shtuar se qytetarët amerikanë ende nuk janë ndërgjegjësuar për përdorimin e maskave.

“Unë vazhdoj t’i kërkoj popullit amerikan të mbajnë maska veçanërisht të rinjve,”, tha Redfield.

“Nëse do më pyesni se kur do të jetë në dispozicion një vaksinë, unë mendoj se një vaksinë do të jetë gati në tremujorin e tretë të vitit 2021”, pohoi ai.
SHBA-ja deri më tani ka raportuar 6.61 milionë të infektuar dhe mbi 196 mijë viktima./.abcnews.al