Drejtori i AKUK: Mbulim 92% të furnizimit me ujë në zonat urbane. Investimet do të shkojnë edhe në zonat rurale

schedule20:53 - 9 Shkurt, 2024

schedule 20:53 - 9 Shkurt, 2024

Drejtor i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Klevis Jahaj thotë se është rritur furnizimi me ujë të pijshëm në vend, në një mesatare mbi 18 orë në ditë.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Jahaj u shpreh se është mbuluar 92% e furnizimit me ujë në zonat urbane.

Jahaj nënvizoi se do të ketë investime edhe në zonat rurale.

“Ne kemi rritur në territorin e Shqipërisë, orët e furnizimit me ujë, në një mesatare mbi 18 orë furnizim me ujë. Fokusi kryesor i investimeve tona, kanë qenë në zonat urbane, ose në njësitë në zonat me zhvillim ekonomik të caktuar. Kemi 37 qytete që janë futur po themi në hartën e qyteteve që kanë furnizimi me ujë 24 orë. Gjatë vitit 2024, vazhdojmë investimet nëpërmjet buxhetit të shtetit. Janë rreth 40 zona rurale, po gjithashtu edhe 15 qytete të tjera që preken nga invesitmet në vitin 2024. Përfshihen 200 mijë abonentë. Kemi mbulim 92% të furnizimit me ujë në zonat urbane, po punojmë edhe për shtrirjen në zonat rurale.

Ne kemi edhe gjatë investimeve në 2024, kemi investime në zonat bregdetare, në trajtimin e ujërave të ndotura, por edhe të furnizimit me ujë. Ndërhyrjet kjryeeisht janë foksuar në rritjen e sasisë së ujit. Projektet tona nuk janë fokusuar për zgjidhje momentale, por zgjidhje afatgjatë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!