Drejtoresha e Spitalit Skrapar dhe një infermiere kanë rezultuar pozitive për Covid-19.
Mësohet se drejtoresha ka shfaqur probleme shëndetësore në temperature dhe kollë dhe për këtë arsye ka bërë tamponin. Ky i fundit rezultoi pozitiv.
Edhe infermierja që punonte me drejtoreshën ka rezultuar pozitive nga tamponi që i është bërë. Të dyja janë karantinuar në banesat e tyre ndërsa ambientet e spitalit janë dezinfektuar. s.b/abcnews.al/