Drejtoresha e DAR Fier “lë” nxënësen me barrë, mësuesit dhe mjekët e mohojnë

schedule15:07 - 5 Mars, 2020

schedule 15:07 - 5 Mars, 2020

Një nxënëse e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier u dërgua mëngjesin e kësaj të enjteje në spital me urgjencë, një ditë pasi  60 nxenës të kësaj shkolle u helmuan gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me këtë incident të përsëritur drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Fier, Yllka Beci e cila ka qenë prezente në ambientet e shkollës ku ndodhi ngjarja, ka debatuar me një pjesë të prindërve që ndodheshin aty dhe me gazetaren e ABC News, Valbona Davidhi.

EKSKLUZIVE/ Tek gjimnazi “Janaq Kilica” u përdor spraj kundër arinjve: Si u helmuan 60 nxënës

Duket se për të tërhequr vëmendjen nga kjo ngjarje e rëndë, Beci ka deklaruar se vajza e nxjerrë me barrelë nga shkolla është shtatëzënë, gjë e cila rezultoi se nuk ishte e vërtetë.

Kjo deklaratë e drejtueses më të lartë të arsimit në qarkun Fier jashtë kameras është përgënjeshtruar nga mësuesit e nxënëses, por edhe mjekët.

Burime të abcnews.al nga urgjenca e spitalit të Fierit kanë thënë se vajza qëndroi rreth një orë nën mbikqyrjen e mjekëve dhe u dërgua në shtëpi. Ndërsa në kartelën mjekësore i është shënuar vetëm stres postraumatik dhe asgjë në lidhje me ndonjë shtatëzani të mundshme.

Pjesë nga debati i drejtoreshës me gazetaren dhe prindërit:

Drejtoresha: Nxënësit janë në mësim nuk ka asnjë lloj problemi.

Gazetarja: Pse erdhi ambulanca?

Drejtoresha: Moj të lutem a mund të të them dicka pa kamerave?

Prindërit: Thuaje me kamera

Drejtoresha: Me kamera do ta them. Në gjimnaz është një nxënëse shtatzane.

Gazetarja: Shtatzanë? Vajza që iku tani është shtazane?

Drejtoresha: Po. Shtatzane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!