Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se ka drejtuar një shtëpi publike në mes të kryeqytetit grek, Athinë.
Bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë si pjesë e grupit që drejtonin shtëpinë publike.
Mediet greke bëjnë me dije se emigranti shqiptar 32 vjeç kishte ngritur një rrjet prostitucioni në Athinë prej tre vitesh bashkë me një 29-vjeçar nga Moldavia.
Sakaq mësohet se në polici janë shoqëruar edhe 7 gra, 2 prej të cilave mbaheshin me zor në shtëpinë publike. Të gjitha gratë janë marrë në mbrojtje dhe u është dhënë trajtim psikologjik./abcnews.al./