Arrestohet shtetasi Baki Jazaj, 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Q.T.U.” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” ka goditur mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin E.V, 30 vjeç, banues në Patos.
Pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por menjëherë pas largimit është konstatuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga Nenet 291 dhe 273 të Kodit Penal.
Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi Aleko Hasanbelli, 46 vjeç, banues në Lushnje, pasi në plazhin e Divjakës është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur./abcnews.al