“Drejtësisë në Ballkan, vetëm BE mund t’i japë drejtim”, Rama: Marrëdhëniet mes 6 vendeve si asnjëherë më parë

schedule22:17 - 28 Prill, 2023

schedule 22:17 - 28 Prill, 2023

 

 Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Forumin Ekonomik në Greqi, teksa ishte duke folur për hapjen e negociatave me BE, u ndal edhe deklarata e Von der Leyen në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe qasjen që këto të fundit duhet të mbanin.

Rama tha se kjo ishte imponuese, por ata duhet të bëjnë punën e tyre dhe ne punën tonë.

Ai shtoi se shtetet si të Ballkanit, sa i përket drejtësisë, BE është e vetmja që mund t’i japë drejtim.

Unë do të thoja që është imponuese, megjithatë ata duhet të bëjnë punën e tyre, ne duhet të bëjmë punën tonë.

Sepse ajo çka mund ti japë BE një shteti, nuk mund ta shpikësh dot. Për shtete si tonat në Ballkan ku të gjithë jemi kushërinj dhe kemi pikëpamjet tona sa i përket drejtësisë, BE është e vetmja që mund t’i japë drejtim.

Për mua kjo është  gjëja më e madhe që Europa mund të na japë” tha Rama.

Në lidhje me reformat që kërkon BE, Rama tha se ka pasur përmirësim, por duhet kohë, sepse Shqipëria në të gjithë historinë e saj nuk ka investuar në ndërtimin e institucioneve që sot kërkon BE.

Nuk i kërkon, ato i japin dhe t’i duhet t’i përmbushësh ato. Në Shqipëri përgjatë historisë së saj nuk ka pasur ndërtim të institucioneve që kërkon sot BE.

Tani ka pasur përparim, por sigurisht do të duhet kohë. Sepse atë që po kërkojmë të bëjmë nuk e kemi pasur kurrë më parë” theksoi kryeministri.

Sa i përket luftës në Ukrainë dhe ndikimit të saj në Ballkan, kryeministri tha se Ballkani Perëndimor është para gjithmonë si një kuti baruti, por tani marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar dhe Ballkani është në një moment që nuk ka qenë asnjëherë më parë në histori falë, BE dhe SHBA-së.

BP ka qenë gjithmonë kutia e barutit, është parë si vendi luftës, gjakut dhe urrejtjes. Më duhet të them që falë shumë gjërave që kanë ndodhur, marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar dhe ne jemi në një moment që nuk kemi qenë asnjëherë më parë në histori, falë edhe BE dhe SHBA.

Ne nuk kemi folur me njëri-tjetrin për shekuj me radhë” tha Rama.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!