Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar sërish për çështjen “Beleri” me anë të një postimi në rrjetin social “facebook”.
Ai i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi e ndërhyrje në punën e saj.
Në vazhdim Idrizi shtron pyetjen se kur do ta heqë Greqia ligjin e luftës 83-vjeçar me Shqipërinë, apo është e zënë me vizitat speciale në burg për Belerin, shton ai.
Kreu i PDIU shkruan se Beleri është personi i fundit që do të duhej të kandidohej si kryetar bashkie në Himarë, por turpin e atyre që e kandiduan dhe ndezën tensionet e harruara në Himarë.
Idrizi shton se për Belerin ka prova të pakontestueshme, por ajo që po ndodh me Greqinë nuk ka ndodhur kurrë më parë nga një vend anëtar i BE-së.
Sipas tij vizitat e funksionarëve të lartë të shtetit grek për burgaxhiun përsëritës, Fredi Beleri janë të papranueshme.
Postimi i Shpëtim Idrizit:
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi e ndërhyrje në punën e saj.
Drejtësia të marrë parasysh ligjin dhe provat që e akuzojnë Fredi Belerin.
Ligjin e luftës 83- vjeçar me Shqipërinë kur do e heqi Greqia? Apo është e zënë me vizitat speciale në burgun e Belerit?!
Fredi Beleri, personi i fundit që do duhej të kandidohej si kryetar bashkie në Himarë, për turpin e atyre që e kandiduan dhe ndezën tensionet e harruara në Himarë.
I përfshirë në masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar për dhunimin e simboleve kombëtare, dalja me flamurin e republikës së Vorio – Epirit të vitit 1914 që aneksonte Jugun e Shqiperise dhe Protokollin e Korfuzit, thirrja për helenizimin e Jugut, do të ishin të mjaftueshme për institucionet e sigurisë kombëtare dhe të drejtësisë.
Fredi Bejleri është sot i akuzuar dhe me prova të pakundërshtueshme si blerës votash dhe shkatërrues i zgjedhjeve në Himarë.
Si kurrë ndonjëherë ka presion nga një shtet anëtar i BE-së si Greqia, por edhe nga një pjesë e politikës së vendit, individë të cilët duan të helmojnë marrdhëniet me gjitonin, që të mbyllin sytë organet tona të drejtësisë e të lirojnë këtë individ recidivist në krime të rënda penale.
Janë të paparanueshme vizitat e funksionarëve të lartë të shtetit grek për burgaxhiun përsëritës Fredi Beleri.
Për to kam vetem një pyetje?
Atë ligjin e luftës 83- vjeçar me Shqipërinë kur do e heqi Greqia? Apo është e zënë me vizitat speciale në burgun e Belerit?!
I bëj thirrje institucioneve tona të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi e ndërhyrje në punën e saj.
E vetmja gjë që duhet të marrin parasysh është ligji dhe provat që e akuzojnë këtë individ.
Në Shqipëri duhet të marrë fund njëherë e mirë kultura e shantazhit të organeve të drejtësisë nga aktorë të brendshëm a të jashtëm qofshin.
Ligji është i vetmi që duhet respektuar ndaj sot me shumë se kurrë institucionet tona duhet të jenë në respektim të rolit të tyre të rëndësishëm e të vlerësojnë vetëm provat që vërtetojnë akuzën ndaj tij.r.t/abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!