“Drejtësia po merr pamje tjetër”, Rama: Në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm

schedule17:27 - 13 Nëntor, 2023

schedule 17:27 - 13 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste ka kërkuar bërjen e reformës në drejtësi, që kur kjo forcë politike ishte në opozitë.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Pogradec, Rama u shpreh se tanimë drejtësia po merr pamje tjetër.

Sipas kreut të qeverisë, në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm.

“Nga ana tjetër, është patjetër drejtësia. Drejtësinë, ne e kemi pasur ambicien tonë më të lartë dhe kemi bërë përpjekje për të bërë reformën në drejtësi, qysh se kur ishim në opozitë. Kur ishim në opozitë, i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe, me dokumenta të shkruara, që të bënim një pakt kombëtar për drejtësinë dhe i kemi propozuar që të bënim një reformë në drejtësi. Një gjëje që i vjen koha, i vjen koha, dhe ja ku kemi sot.

Kur është në sytë e të gjithëve, që drejtësia po merr një pamje tjetër. Po ndodh diçka që nuk ka ndodhur që nga themelimi i shtetit shqiptar. Që nga 1912, hiqni të pushtetshmit që vriste diktatura, nuk ka bërë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie, që nuk pyet as kush je, as se me kë je, as sa lart je, dhe të kërkon të paraqitesh. Thonë disa se këtë drejtësi e kontrollojmë ne.

Pse e thonë? Kështu ka funksionuar gjithmonë, kur kanë qenë ata në pushtet, që drejtësia ishte farsë, e telekomanduar. Sot nuk është. Ka gjëra që mund të mos jemi  akord, por ky është fakt. Në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm, nuk ka më persona të paprekshëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!