Kryeministri Rama ka prezantuar edhe ministrin e ri Besfort Lamallari si ministër i Drejtësisë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Besfort Lamallari zëvendëson Ulsi Manjën në krye të dikasterit.
Kryeministri gjatë fjalës së tij nënvizoi se drejtësia është një ndër shtyllat e rëndësishme për integrimin në Bashkimin Europian.
“Nuk është e thjeshtë të rritet e të marrë formë krijesa e një drejtësia të pavarur në një shtrat të përgjakur, të një drejtësie që ka qenë mashë e interesave të pushtetit politik. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe nuk ndryshojmë në këtë pikë. Jemi të detyruar që këto lloj dhimbjesh që ndryshe nga ju flas për shërbimin civil na i bie t’i përjetojmë si pjesë e qënies tonë politike. Qoftë kur dikush ndër ne mëkaton për përfitime të paligjshme apo qoftë kur mëkaton drejtësia e pavarur, ne nuk kemi zgjidhje tjetër, asnjë rrugë tjetër. Duhet të vazhdojmë të përmirësojmë standardet, gjë që materializohet në punën e madhe që e pret Ministrinë e Drejtësisë. Ka ardhur koha që të rishikohen me themel, edhe pse e çmoj punën e ministrit në garantimin e një hapësire ku qeveria është një nga shumë palët, ndërkohë që shkruesit e draftit të kodit janë profesorë dhe ekspertë të nderuar të Drejtës Penale. Ministria ka një barrë në procesin e negociatave të anëtarësimit dhe në krye të saj vjen një ndër negociatorët më të dalluar. Ministria e Drejtësisë ka sfida të tjera…”, tha ai.
/abcnews.al/

