“Na urdhëroi të godisnim drejt makinës së Marisa Lino në ’97″, Laçi: Berisha ka krimet më të rënda, drejtësia e re po funksionon

schedule23:37 - 24 Tetor, 2024

schedule 23:37 - 24 Tetor, 2024

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Ish-Presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi foli për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh se paratë e vjedhura nga Berisha do t’i kthehen shtetit, ndërsa vlerësoi punën e SPAK.

Gjithashtu nënvizoi se ish-kryeministri Berisha ka kryer krimet më të rënda në vend. Laçi kujtoi edhe një tjetër episod të rëndë, duke thënë se ish-kryeministri ka dhënë urdhër për vrasjen e Marisa Lino, ish-ambasadore amerikane, ngjarje sipas tij kjo e mbetur në tentativë në ’97.

“Sali Berisha ka krimet më të rënda. Çdo shqiptar duhet ta dijë që ka vjedhur, dhe paratë e vjedhura nga Berisha do t’i kthehen shtetit. Por ato lekë do të kthehen dhe Amerika ka besim tek drejtësia e re. Berisha ka vrarë dhe ka tentuar të vrasë njerëz. Referuar një thënie, që e ka thënë Ilir Meta, “që unë dy herë nuk jap dorëheqjen për Zenin”. Amerika di shumë mirë një krim të Berishës vrasje e mbetur në tentativë në ’97 për ambasadoren. Berisha ka dhënë urdhër për vrasjen e ambasadores amerikane. Berisha kishte filluar një luftë të ashpër me Amerikën. Berisha na urdhëroi të godisnim drejt makinës së Marisa Lino në ’97, ambasadores amerikane. Ne na u dha urdhër që do të vritej , na u tha në shumë epitete, kjo shtrigë. Ne kishim informacion  se nga do kthehej dhe në momentin që do kthehej në do të shtinim. Ne me urdhër të Berishës kemi shkuar për të verifikuar vdiq apo jo ambasadorja”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!