“Drejtësi për Jonadën! Heshtja është bashkëpunim në vrasje”, qytetarët në protestë me pankarta në duar

schedule19:59 - 8 Gusht, 2022

schedule 19:59 - 8 Gusht, 2022

“Drejtësi për Jonadën”, “Heshtja është bashkëpunim në vrasje”, këto kanë qenë disa nga shkrimet në pankartat që mbanin qytetarët në duar ndërsa protestonin para Ministrisë së Brendshme, pas ngjarjes tragjike të një jave më parë në plazhin e Potamit në Himarë.

Qytetarët edhe mbrëmjen e sotme para Ministrisë së Brendshme kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit Mirela Kumbaro dhe atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Sipas qytetarëve këta janë krerët e tre institucioneve përgjegjëse të cilët duhet të kishin mbrojtur jetën e Jonadës 7-vjeçare e cila u mora nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!