Drejt Vlorës…i bie nga Kina/ Iniciativa e Gentian Qejvanaj, përfundon misionin me sukses

schedule14:40 - 7 Gusht, 2024

schedule 14:40 - 7 Gusht, 2024

Në një interviste në Virtual Wars në ABC News, Gentian Qejvanaj ka rrëfyer rrugëtimin e tij me biçikletë bë tetë shtete.

Ai ka treguar se ka kaluar tetë shtete dhe se është përballur me një terren të vështirë. Gjithashtu u shpreh se nuk ka pasur problem në pikat kufitare.

“U nisa në pjesën e lindjes së Kinës, kalova malet që lidhen me Himalajën. Kalova momente me erë dhe më shi. Kam kaluar në Uzbekistan, Taxhikistan, kalova tunelin e famshëm që quhet tuneli i vdekjes”, u shpreh ai.

Më tej shtoi se ka qëndruar në çadra. Ndërsa tregoi se është profesor fizkulturë dhe se flet pesë gjuhë të huaja, dhe kjo disi e ka ndihmuar të komunikojë në shtete të ndryshme

“Kam fjetur në çadër dhe dy herë jam detyruar të largohem se pasi kisha përgatitur vendin për të fjetur nuk më kanë lënë. Të flesh në çadër si një vend Taxhikistani është pak e çuditshme për një kulturë si ai vend. Një takim të çuditshëm kam pasur me një ushtar rus, i cili më tha disa detaje të luftës në Rusi. Në Taxhikistan më ftuan në shtëpi dhe më shpjeguan se si t’i përshtatesh vendit. Mbërritja në Kallarat, ishte e jashtëzakonshme sidomos për shkak të mikpritjes. Ka pasur një interes shumë të madh për këtë aventurë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!