Drejt vendeve të BE me trajler nga Durrësi, kapen 4 persona

schedule10:12 - 7 Maj, 2018

schedule 10:12 - 7 Maj, 2018

Katër të rinj, nga Durrësi, Tirana, Mirdita dhe Peshkopia, tentuan të kalonin kufirin duke u fshehur brenda një trajleri.

Por skaneri dhe kontrolli në vijën e dytë, nga policia kufitare në portin e Durrësit i zbuloi.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit   Mariglen Mema,  24 vjeç nga  Shijaku dhe  Altin Hajdinin 29 vjeç, banues në Durrës,  i fshehur  në trailer, me qëllim për të kaluar Kufirin në mënyrë të paligjshme. Kurse tre të tjerë u shoqëruan, por nuk janë arrestuar.

Njoftimi i Policisë

Trafik klandestinësh Më datë 06.05.2018, gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në brendësi të një mjeti, trailer janë konstatuar disa shtetas.

Në vijim janë vënë në dijeni edhe Specialistët e Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trajler, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i’u shmangur kontrollit kufitar.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga ana e Specialistëve për Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Mariglen Mema 24 vjeç , banues në Shijak, drejtuesi i mjetit tip trailer;

• Altin Hajdini 29 vjeç, banues në Durrës, i fshehur në trailer, me qëllim për të kaluar Kufirin në mënyrë të paligjshme.

Tre shtetasit e tjerë të gjetur në trailer ishin H.L. 32 vjeç, banues në Tiranë; V.M. 34 vjeç, banues në Mirditë dhe F.V. 28 vjeç, banues në Peshkopi.

Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar në nenin 298 të Kodit Penal. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!