Është mbyllur takimi mes Manchester City dhe Chelsea, me fitoren e të besuarve të Guardiolës 2-1. Kjo sfidë i pati të gjitha, luftën e fortë, spektaklin, përmbysjen e çmendur dhe dramën në sekondat e fundit.
Ishin Blutë e Londrës ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të N’golo Kante. Mesfushori francez shënoi një supergol në minutën e 21-të. Gjithsesi, festa e Chelsea nuk do të zgjaste shumë, pasi City do të përmbyste gjithçka brenda 15 minutash. De Bryune (29′) dhe Mahrez (36′) shënuan për Cityn, duke i dhënë fitoren.
Në sekondat e fundit të sfidës, Chelsea kishte raste të panumërta për të barazuar, por nuk ia dolën të mposhtën portierin Ederson. Sterling shënoi në limitet e sfidës, por VAR e anuloi për pozicion të parregullt./abcnews.al
Premier League, java 13
Man. City – Chelsea 2-1
De Bryune 29′, Mahrez 36′ / Kante 21′