Sekretari i Shtetit i Georgias Brad Raffensberger sapo ka njoftuar shteti do të rinumërojë votat.
“Do të ketë një rinumërim në Georgia,” tha Raffensberger në Atlanta, duke premtuar transparencë në proces.
LEXO EDHE: https://abcnews.al/e-fundit-biden-merr-avantazhin-ne-pensilvani-dhe-siguron-fitoren/
Deri tani, Joe Biden kryeson Donald Trump me vetëm 1,579 vota në Georgia. Më herët në këtë shtet kryesonte Trump, por u parakalua nga kandidati demokrat.
Ndërkohë pak orë më parë Biden kaloi në avantazh edhe në Pensilvani. Biden parakaloi Trumpin dhe tashmë është rreth 5 600 vota para. /abcnews.al