Dramaturgu Çapaliku: Fëmijën tim nuk do e shkolloja kurrë në universitetet tona

schedule21:49 - 25 Qershor, 2019

schedule 21:49 - 25 Qershor, 2019

Në Provokacija, mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar Stefan Çapaliku, shkrimtar, dramaturg. Çapaliku kandarë mendimin e tij në studion e Provokacija në lidhje me arsimimin e shqiptarëve. Ai thotë se Shqipëria është një vend që nuk të ofron asgjë në lidhje me arsimin universal.

Mustafa Nano: Ideja që kishit se shqiptarët e kanë gjetur rrugën e vet por Shqipëria jo. Shqiptarët po shkojnë jashtë dhe po arsimohen, i referoheshe një statistike që nuk e kisha parë më parë, është statistikë e saktë apo jo?

Stefan Çapaliku: Është statistikë e UNESCO. Jemi vendi i parë në Europë për numrin e popullsisë që studiojnë jashtë. 30 në 1000 vetë studiojnë jashtë shtetit. Ky është një investim i jashtëzakonshëm. Po craë bëhet me këta fëmijë? A kthehen më apo jo?

Mustafa Nano: Situata është nga halli apo nga qejfi?

Stefan Çapaliku: Unë mendoj se ikin nga halli. Si pedagog që jam, e di mirë se cili është niveli i Universitetit sot, dhe unë kurrë s’mund ta marr fëmijën tim e ta çoj në këtë shkollë.

Mustafa Nano: E thënë nga një njeri që është brenda kësaj shkolle është e rëndë…

Stefan Çapaliku: Po, unë ju garantoj se fëmijën tim nuk mundem ta marr dhe t’ja u dorëzoj kolegëve të mi, as vetes time. Do kisha shitur edhe tullën e fundit të shtëpisë që të shkolloja fëmijën tim diku jashtë.

Mustafa Nano: Po thoni se Universitetet tona janë një “hale”?

Stefan Çapaliku: Gjithmonë kam qenë i mendimit se disa disiplina të dijes, që janë disiplinat albanologjike, do mësohen këtu se nuk mund të mësohen jashtë. Por disiplinat universale, ju e dini… që ti biesh violinës mësohet në Vienë.

Mustafa Nano: A bëhesh shkrimtar në Shqipëri?

Stefan Çapaliku: Shkrimtar bëhesh kudo por formimin njerëzor ky vend nuk e ofron./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!