“Dragoi” shqiptar, mediat greke: 45-vjeçari përdhunues kishte probleme me alkoolin, ka dhunuar disa herë dhe nënën e tij

schedule20:26 - 30 Tetor, 2022

schedule 20:26 - 30 Tetor, 2022

Mediat greke i janë kthyer edhe njëherë rastit të 45-vjeçarit shqiptar i cili akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në afërsi të një stacioni autobusi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke 45-vjeçari shqiptar prej dy vitesh ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Ai jetonte në zonën e Paleo Faliro sëbashku me nënë e tij.

Fqinjët e tij kanë rrëfyer se ai ka patur probleme të theksuara me alkoolin, ku shpesh shihej duke bërtitur. Madje në shumë raste ai ki ushtruar edhe dhunë kundër nënës së tij.

45-vjeçari shqiptar kërcënoi me një thikë shtetasen greke dhe më pas e përdhunoi atë. Policia vendase raporton se si mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë, ndaj tij është lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar

/Abcnews.al/