SHQIPËRI- Analisti Mentor Nazarko foli për propozimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me formomini e asociacionit mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë intervistës në ABC News, Nazarko tha se duke parë situatën në terren, por dhe presionin e vazhdueshme të miqve ndërkombëtarë për zgjidhjen e situatës në veri, ka një arsyetim logjik, që pse Shqipëria e merr këtë iniciativë.
Ai tha se shteti amë, sipas Kushtetutës, ka përgjegjësi për shqiptarët që jetojnë në rajon dhe në botë.
“Nëse do të nisemi nga situata në terren, nga përgjegjësia që ka Shqipëria, shteti amë i gjithë shqiptarëve në rajon dhe në botë, duke nisur nga gravitetit i situatës, mundësia që në veri të Kosovës vendosje e trupave ndërkombëtare duke i vënë asaj status, i cili e dobëson sovranitetin e Kosovës në gjithë territorin, atëherë ka një arsyetim se pse Shqipëria përfshihet në një situatës si kjo duke qenë propozuese. Duke marrë përsipër këtë rol që ka marrë, në fakt praktikisht është duke i dhënë një dokument, i cili është propozuar nga OJQ supozojmë, nga individë që janë ekspertë për probleme të ngjashme, kjo iniciativë e Shqipërisë është e motivuar nga situata në terren, nga qasja ultimative që kanë miqtë tanë ndërkombëtarë për zgjidhjen e situatës, nga dëmi që e i vjen Kosovës nga vazhdimi i kësaj situate të vështirë dhe nga përgjegjësi historike që duhet të ketë Shqipëria në një situatë si kjo”, tha ai.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, theksoi sot se përmbajtjen e draftit që i kanë dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez nuk do ta bëjë publike. Sipas Nazarkos, më tepër rëndësi ka iniciativa se sa përmbajtja e dokumentit.
“Unë kam përshtypjen që ata duhet të kenë diskutuar diçka. Por në ndërkohë nuk ka ndonjë konsipracione në tekst. Më shumë se sa teksti, më shumë rëndësi ka iniciativa. Serbia ka propozuar një variant të statutit të asociacionit. Kosova nga ana tjetër, propozon jo një variant, por propozon një dokument me vizion me parime, mbi bazën e të cilit duhet adaptuar statusi i asociacionit, por duhen zgjidhur edhe disa pika të marrëveshjes së Ohrit. Kurit, nuk po bën një hap, i cili është i detyruar të bëhet”, theksoi ai.
Por, çfarë do të thotë për Kosovën vendosja e trupave të huaja ushtarake në veri, për këtë Nazarko bëri këtë analizë:
“Jo nuk do të thotë ndarje e Kosovës, por ama do të thotë problematizimi i statusit të veriut të Kosovës, do thotë ndërkombëtarizimi i atij statusi. Që do të thotë në bisedimin Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin ndërkombëtar, do duhet patjetër të trajtohet çështja e veriut. Marrja nën kontroll do të thotë diçka tjetër. Ky problematizimi pse ka ardhur? Ky është baras, me atë që Kosova nuk ka mundur që nga 1999 dhe këtej të vendosë ura besimi me komunitetin e serbëve. Kjo që, Kurti nuk është përgjegjës i vetëm për situatën pasi edhe partitë e tjera kanë përgjegjësitë e tyre dhe kjo që ndodhi me katër kryetarët e vështirësoi situatën”, u shpreh ai./ n.m.abcnews.al