“Drafti asocacionit rrezik për vendin”, opozita kundër: Krijon një lloj autonomie për serbët në veri

schedule14:59 - 19 Nëntor, 2023

schedule 14:59 - 19 Nëntor, 2023

Opozita ne Kosovë është e shqetësuar mbi draft Statutin e Asociacionit te Komunave me Shumicë Serbe që është pranuar nga Kryeministri i Kosovës, pasi sipas tyre ky draft iu jep autonomi serbëve të veriut.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri thotë për Kosova Press se përmes Asociacionit do të krijohet një nivel i tretë i pushtetit në vend ndërsa akuzon qeverinë për mostransparence.

ABELARD TAHIRI – KREU I GRUPIT PARLAMENTAR PDK

“Ajo çka kemi parë tani nga drafti që duket të tjetër më i përafërt me draftin origjinal të Asociacionit që tashmë e kanë institucionet e Kosovës, e ka presidentja, kryeministri por jo deputetët dhe nuk kanë dijeni qytetarët. Për atë draft që po qarkullon ka mjaft shqetësime sepse po flasim për një shtrirje territoriale dhe një vetë menaxhim të komunitetit serb, po flasim për një organizim të tyre që formën e ka të Asociacionit, por përmbajtja është komplet tjetër. ”

Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj thotë për Kosova Press se qytetaret janë në terr informative dhe se qeveria po fshihet nga ajo çfarë ka pranuar.

PAL LEKAJ – DEPUTET AAK

“Mendoj se jemi në një terr informativ si asnjëherë më parë sa i përket çështjes së draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë etapë por ja që tani po fshehin dhe po tentojnë të kontrabandojnë diçka që është me rëndësi jetike për funksionimin e shtetit të Kosovës dhe sikurse të ishte gjithçka në rregull ai draft do të ishte në duart e deputetëve. Kryeministri çdo herë i ka mashtruar qytetarët për veprimet e veta dhe sidomos parlamentin e ka lënë në terr informativ për shkak të asaj që është i gatshëm të nënshkruaj gjithçka çka i bie në tavolinë dhe ka ardh me një kauzë se Zajednica nuk kalon”

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë sjellë shpesh here edhe deklarata të forta nga ndërkombëtaret që kërkojnë normalizim sa më të shpejtë të marrëdhënive. Deklarata e fundit e presidentit Ukrainas Volodymir Zelensky se Rusia po përgatite për një luftë në Ballkan ngriti edhe njëherë alarmin se nevoja për normalizim te marrëdhevenie është urgjente. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani dhe njëkohësisht kryesuesi i presidencës së OSBE-se deklaroi per Kosova Press se çdo zvarritje në procesin e dialogut jo vetëm që demton palët, por edhe të gjithë rajonin.

BUJAR OSMANI – MINISTER I JASHTEM I MAQEDONISE SE VERIUT

“Unë mendoj se nuk ka alternativë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi]. Çdo zvarritje, mendoj se i dëmton palët në proces. Gjeopolitika po ndryshon, rendi botëror po ndryshon, agresioni rus në Ukrainë ka thyer parimet bazë të arkitekturës së sigurisë në Evropë, dhe kjo sigurisht se nuk favorizon vendet e vogla në rajon. Prandaj, duhet të shfrytëzojmë këto momente të rëndësishme gjeopolitike, interesin e ShBA-së dhe Evropës që të mbyllim temat e mëdha, për shkak se mendoj që e ardhmja nuk do të jetë e favorshme”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!