“Draft statuti, i pashmangshëm”, Shala: Kurti synon ta zvarrisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve

schedule16:31 - 4 Korrik, 2024

schedule 16:31 - 4 Korrik, 2024

Azdren Shala, anëtari i Kryesisë së PSD në Kosovë, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, tha se draft statuti është i pashmangshëm.

Më tej ai u shpreh se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, synon të zvarrisë Asociacionin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

“Problemin e kemi që kjo marrëveshje ka për të prodhuar konvikte në Kosovë. Ne nuk jemi që nuk bëjmë kompromise, por marrëveshje’ si e tillë e rrit dhe e mban gjithmonë gjallë tensionin etnik. Ka një problem, në Kosovë ka zëra që në Gjykatën Kushtetuese ka nisur presione se ky draft statut është në përputhje me Kushtetutën. Kurti bën manovrime, kërkon ta zvarrisë Asociacion in deri në zgjedhje, këto janë farsa politike. Kjo nuk është hera e parë që amerikanët kanë sjellë marrëveshje he më pas kanë thënë që janë të dëmshme. Nuk duhet të lejojmë që të ndodhim probleme të tilla.”, tha ai.

/abcnews.al