“Draft-statuti i Asociacionit të çohet në Kushtetuese”, analisti: SHBA dhe Gjermania në një linjë, Kurti heziton të nënshkruajë!

schedule16:30 - 5 Korrik, 2024

schedule 16:30 - 5 Korrik, 2024

PRISHTINË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermani janë rreshtuar në një linjë për sa i përket draftit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur publikisht për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe draft-statutin e përpiluar nga BE-ja.

Sipas tij, ShBA-ja pret nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë ndonjë veprim për ta dërguar draft-satutin në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se “kjo është zgjedhje e qeverisë”.

Analisti nga Kosova, Afrim Kasolli, tha në “Bllkan Update” se ky linjëzim i Gjermanisë dhe SHBA nuk ka qenë asnjëherë kaq i qartë për këtë çështje.

Më këtë qëndrim shtoi ai, SHBA dhe Gjermania po ia lehtësojnë punën dhe barrën e përgjegjësisë qeverisë së Kosovës, e cila deri tani ka hezituar ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetues.

Sipas tij, kryeministri Kurti deri tani duket se nuk do të nënshkruajë dokumentin, por po tenton të gjejë rrugë tjera, ndërsa si alternativë tjetër ka përmendur dërgimin e draftit në Komisionin e Venecias.

“Kjo është vetëm në vazhdën e disa deklarimeve, që kanë nisur prej hezitimeve të Kosovës për ta çuar draftin në Gjykatën Kushtetuese. Kurrë s’kanë qenë në sinkron SHBA dhe Gjermania për këtë çështje sa kësaj here. Këta dua t’ia lehtësojnë punën dhe qeverisë së Kosovës, që ka për këtë temë, por Kurti heziton të vendosë nënshkrimin e tij. Dokumenti që duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, duhet të ketë dhe vulën e qeverisë. Kurti po kërkon rrugë tjera, kërkon ta çojë në Komisionin e Venecias”, tha ai/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!