Gazetarja e “Ballkan Update”, Linda Karadaku ka njoftuar këtë të enjte se ABC News ka siguruar draft statutin, i cili paraqet asociacionin me Kuvend, President, buxhet dhe kompetenca.
Ajo këtë draft statut e ka analizuar me analistin Visar Duriqi në një lidhje me Skype.
Ndër të tjera, Karadaku është ndalur dhe te një pikë, ku thuhet se asociacioni do të ushtrojë ndërhyrje të plotë për të kordinuar planifikimin urban dhe rural në territorin e komunave anëtare të saj.
Sakaq, analisti Duriqi e shpjegoi me një shembull më konkret, me ndërtimin e një autostrade në një territor të komunave me shumicë serbe.
Ai theksoi se ky mund të duket se federaizmi, por ky nënkupton kur dhe komunitet e tjera kanë të drejta të njëjta.
“Ta themi pak më konkretisht. Nëse qeveria e Kosovës merr vendimin për një autostradë dhe një pjesë e saj do të kalojë nga Graçanica. Atëherë nuk mjafton vetëm vendimi i Kuvendit për të ndarë mjetet dhe vetëm vendimi i qeverisë për ta ndërtuar autostradën, por duhet dhe një miratim për pjesën nga territori i komunave me shumicë serbe. Nëse një autostradë, duhet ta ndërtojnë dhe prek territorin e komunave me shumicë serbe, atëherë duhet të merret një miratim dhe prej asociacionit.
Duket si federalizim, por federalizimi nënkupton dhe komunitete të tjera të kishin të drejta të njëta, pra në zonën kur ishin boshnjakë më shumë”, tha analisti./abcnews.al