Draft-platforma e PD: Dekriminalizim zgjedhjesh e votë emigrantësh

schedule14:14 - 16 Tetor, 2017

schedule 14:14 - 16 Tetor, 2017

Krahas dekriminalizimit të zgjedhjeve demokratët thonë se shtyllë tjetër e platformës së tyre është dhe vota e emigrantëve. Në mbledhjen e grupit parlamentar u diskutua dhe për disa nisma tjera, një prej të cilave amendamenti i tyre i pritshëm për biznesin e vogël. Por një pjesë të mirë të vëmendjes e pati sot edhe lideri historik i PD-së.

Suprizën e 73-vjetorit Sali Berisha e preku një ditë pas ditëlindjes.

Tortë dhe dolli për liderin historik të demokratëve, pasi në mbledhjen e grupit parlamentar ishte diskutuar për dekriminalizimin e zgjedhjeve, taksat e reja dhe nismat parlamentare të demokratëve.

“Kam qenë me fat sepse kam patur bashkëpunoëtorë të zot e të ndershëm”, mësohet të ketë thënë i prekur Sali Berisha, një fjali që përçon dhe një mesazh politik, se cilësia e ekipit që zgjedh lideri është ajo që të garanton sukses.

Demokratët ndërkohë kanë gati draft-platformën për zgjedhjet. E paraqitur në grup nga Oerd Bylykbashi ajo ka si bosht dekriminalizimin e zgjedhjeve, por Lulzim Basha deklaroi si pjesë të rëndësishme të saj edhe votën e emigrantëve.

“Dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe mbështetja totale për votën e emigrantëve si propozim i kahershëm i Partisë Demokratike. Po mbushen 8 vite që PD ka propozuar votën e emigrantëve.

Janë dy pra shtyllat kryesore të reformës zgjedhore”.

Një tjetër nisme së cilës demokratët do t’i kundërvihen është ajo që sipas Bashës përkeqëson kontrollin e qeverisë në sektorin e noterëve publik…“në funksion të aleancës së krimit politik dhe roli që ka kupola politike në këtë bashkëpunim mafioz”, siç tha kreu demokrat.

Duke theksuar se beteja e demokratëve për shkëputjen e lidhjes krim-shtet do vazhdojë, Basha ka emra për personat e paraqitur në komisarit për presion ndaj policisë, pas arrestimit të Durim Keçit në Durrës.

“Në dijeninë tonë, bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit, Vangjush Dako, dhe të paktën një deputet të PS. Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare, kanë te kjo qeveri dhe te ky kryeministër, një mbrojtës dhe një promovues të interesave të tyre”.

Kreu demokrat ju kundërpërgjigj dhe kryeministrit Rama, pasi postoi një status të deputeti Erjon Braçe që thotë se “Lulzim Basha po u shërben oligarkëve që kanë kapur ekonominë ne këtë vend! Propozimi i tij për një prag unik në 12 milionë lekë (të reja) xhiro në vit, nuk i çliron të vegjlit nga frika e pragut aktual që i shtrëngon të mos “i bien kasës”.

Basha ftoi kryeministrin që të dikutojë me biznesin e vogël shoqata e konsumatorëve dhe FMN, pse jo dhe me opozitën lidhur me këtë çështje. Ai beson se propozimi i demokratëve është zgjidhja e duhur.

Demokratët ndërkohë po përgatisin dhe një tjetër amendament që ka të bëjë me financimin nga buxheti i shtetit i të gjithë librave të shkollës për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

 

https://youtu.be/jGRNZn-3Uek