Draft për Asociacionin/ Arifi: Rama synon parandalimin e përplasjes Kosovë-Serbi

schedule16:38 - 8 Qershor, 2023

schedule 16:38 - 8 Qershor, 2023

PRESHEVË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se i ka dorëzuar një draft-propozim për asosacionin e komunave me shumicë serbe kancelarit gjerman Olaf Sholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë intervistës në “Ballkan Update”, Arifi tha se nuk ka parë detaje nga ky draft, por shtoi se kjo lëvizje është një hap politik i kryeministrit shqiptar për të parandaluar përplasjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Detaje skam parë, por është një hap politik i Ramës për të parandaluar përplasjen mes Serbisë dhe Kosovës për përpilimin e draftit se sa është një lëvizja e fundit për të shpëtuar Kosovën rrugëtimin e saj drejt një muri, i cili për mua është shumë shqetësues”, tha Arifi.

Ai shtoi se aktualisht nuk kemi të bëjmë vetëm me pjesën e veriut, pasi çështja e Kosovës është bërë temë ndërkombëtare. Kryetari i Preshevës u shpreh se është e papranueshme gjuha e kryeministrit Albin Kurti, drejtuar aleatëve perëndimorë.

“Situata nuk është më në veri, por është situata politike ndërkombëtare dhe Kosova para 20 vitesh askush nuk kishte si ta mendonte se del një kryeministër kosovar që thotë Blinken është naiv, kjo për mua është shumë më shqetësuese”, tha ai./n.m.abcnews.al