Dr. Elona Dado tregon simptomat post Covid: Mund të zgjasin deri në një vit

schedule09:28 - 26 Maj, 2022

schedule 09:28 - 26 Maj, 2022

Dr. Elona Dado, kardiologe në Spitalin “Hygeia” ishte e ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për simptomat post covid. Mjekja tha se simptomat më të zakonshme janë lodhja kronike, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje kraharori etj. Sipas saj, këto simptoma variojnë nga 3 muaj në një vit.

“Zgjat mesatarisht tre muaj dhe lidhen me Covidin. Fillon lodhja, ndodh në 50 % të rasteve, dominon jetën e pacientit deri në atë nivel deri në invadilizim. Një pjesë kanë dhe ethe, më pas vjen vështirësia në frymëmarrje me humbjen e nuhatjes, problemet me memories dhe të menduarit të qartë.

Janë simptoma të përgjithshme, të cilat i adresojnë pacientët që kanë lidhje me sistemin kardiak dhe respirator sepse ndjejnë pamundësi për t’u mbushur me frymë, kollë, dhimbje gjoksi dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Dhe duhet të qartësohen nëse kemi të bëjmë me një komplikacion kardiak.

Nëse dhimbja e gjoksit zgjat, komplikohet dhe ka të vjella, mund të jetë një problem kardiak i shkaktuar nga covidi. Për këtë duhet të shkojmë te mjeku kardiolog. Mund të ketë një miokardi, dëmtime ishemike të zemrës. Mund të ketë dhe dhimbje kraharori që shtohen kur i prek.”, tha mjekja.

Dr. Elona theksoi se një përqindje e konsiderueshme e pacientëve që kalojnë virusin raportojnë simptoma që zgjasin rreth një vit. Ajo shtoi se është e nevojshme vizita te mjeku kardiolog për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një simptomë nga virusi apo probleme që lidhen me zemrën.

“Një pjesë e tyre vijnë për shkak të rrahjeve të shpeshta të zemrës, që ndihen kur pacienti ngrihet në këmbë. Ndodh një lloj disfunksioni i një sistemi autonomik. Covid-i e çrregullon këtë sistem dhe shprehja është te kardia ortostatike, kur ngrihet menjëherë në këmbë dhe përjeton situata deri në gjendje të fikti.

Trajtimi ka të bërë me të kuptuarit e situatës dhe edukimin e pacientit që të marrë më shumë lëngje, të ngrihen në këmbë, të mbajnë një pozicion gjatë natës jo horizontal por me kokë pak të ngritur. 40 % e pacientëve që e kalojnë covid-in thonë që simptomat kanë zgjatur deri në një vit.

23 përqind ndihen pothuajse të invadilizuar. Pacienti rikuperohet por do kohën e vet.”, tha doktoresha. Mes të tjerash, Dr. Elona vuri theksin te ndjekja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor, aktiviteti fizik dhe te gjumi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!