Dovedan: T’i kënaqemi pikës, 10 minutat e fundit copë copë. Merkato? Dua 3 lojtarë

schedule15:12 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 15:12 - 14 Dhjetor, 2019

Bylis ishte shumë afër fitores në Vlorë, por Flamurtari barazoi në minutat e fundit dhe ndeshja u mbyll 2-2. Trajneri i Bylis, Veljko Dovedan nuk e fsheh zhgënjimin e tij dhe kritikat kundrejt lojtarëve në prononcimin e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

BARAZIMI – “Çfarë mund të them kur marrim gola që i kemi dhuruar kundërshtarit. Më vjen shumë keq. Ka qenë shumë e vështirë përgatitja e ndeshjes. Kur ktheja kokën mbrapsht nuk dija kë të fusja, nuk kisha çfarë lloj ndërrimesh të bëja”.

MUNGESAT – “Na kanë kushtuar shumë mungesat e lojtarëve. Kështu si shkoi loja, jam i kënaqur me një pikë. Mund ta kishim humbur, u treguam të papërgjegjshëm në fushën e lojës, kështu që ndodhi më e keqja e vogël”.

KRITIKAT – “Po të marrësh 10 minutëshin e fundit të ndeshjes, nuk kemi bërë 2-3 pasime. Një 10 minutësh për t’u harruar”.

MERKATO -“Minimalisht duhet të marrim 3 lojtarë të rinj, pastaj duhet të vazhdojmë punën, sepse na pret një garë e gjatë. Në çdo pozicion duhet të marrim lojtarë, por duhet të vijnë lojtarë që bëjnë diferencën dhe rrisin kualitetin e skuadrës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!