Bylis nuk ia doli as kundër Flamurtarit të vendit të fundit për të siguruar fitoren e parë në kampionat për vitin 2020. Ndeshja e zhvilluar në Ballsh u mbyll pa gola dhe Veljko Dovedan nuk e fsheh mërzinë e tij në prononcimin e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Është normale që pas lënies së dy pikëve të krijohet një situatë. Kishim 5-6 raste ku vetëm duhet të shtynim topin. Edhe penalltia e humbur krijon ngërç psikologjik. S’kam çfarë të them më shumë.
Shikoj lojtarët pak të lodhur fizikisht, sidomos në sulm, por nuk e justifikon që të shtyjmë topin në portë nga pak metra. Nuk di çfarë të them, pasi jam shumë i mërzitur. Duhet edhe pak sforcim dhe zemër në goditjet standarde, por sot i kam parë lojtarët e mi shumë të lodhur“, përfundon Dovedan. /abcnews.al