Veljko Dovedan ka analizuar ndeshjen ndaj Tiranës në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Trajneri i Bylis komenton paraqitjen e ekipit të tij dhe ndalet edhe te gjykimi, që krijoi shumë polemika në humbjen 2-1 kundër Tiranës.
REZULTATI – “Deri diku jam i kënaqur me lojën, por jam i irrituar me mënyrën se si pësuam golin. Nuk e marr se si pësuam gol në minutën e 96-të kur ishin dhënë katër minuta shtesë. Kam pretendimet e mia te mënyra e faullit, sepse Goxhaj ka kërcyer dhe nuk mund të mos jepej faull. Goli i dytë i Tiranës na u duk pozicion jashtë loje. Është edhe faull edhe pozicion jashtë loje”.
GOXHAJ – “Momentin që Tirana ka kaluar në avantazh kalova Goxhajn përpara dhe aktivizova Bicajn në mbrojtje. I di aftësitë e Goxhajt në sulm, i bën mirë të dy rolet. Kur mbetëm me dhjetë lojtarë e ktheva sërish në mbrojtje, sepse kaluam duke luajtur me tre qendërmbrojtës”. /abcnews.al