Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas ndeshjes me Laçin, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Ka qenë ndeshje e vuajtur, e vështirë. Ata kanë lojtarë shtatlartë në mbrojtje. Patëm shumë pak hapësira, por më gëzon fakti që në fund fituam”.
“Futja e Celis në vend të Hadroj? E bëra atë ndryshim, pasi ai është më filtrues. Besoj se kam bërë një zgjidhje të mirë me të”, shtoi Dovedan gjatë deklaratës në emision. Më pas ai u pyet me mungesën e goditje nga distanca.
“Këtë pyetja ua bëj edhe lojtarëve. Punojmë që të finalizojmë aksionet. Në 5-6 raste e pamë edhe sot. Kjo varet edhe nga futbollistët, pasi fjalën e fundit e thonë ata në fushë”, u shpreh trajneri i Bylisit. /abcnews.al