Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas humbjes me Skënderbeun u shpreh se ishte e zhgënjyer me gjykimin. “Nuk ka asgjë tjetër, e kam veç më gjykimin”, tha fillimisht trajneri i ballshiotëve.
“Ju e patë vetë lojën. I kishim mundësitë të fitonim”, shtoi Dovedan. Më pas foli edhe trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, që pa skuadrën e tij të mposhtej me Apoloninë. “Jam mërzitur, ishte ndeshja e fundit dhe e kishim përgatitur ndeshjen. U kisha thënë lojtarëve që luanin për herë të parë se ky ishte një test për ta.
Harruan se ishte ndeshje kampionati dhe jo miqësore, që ka vlerë shëtitja. Pësuam dy gola aty ku e prisja, në qendër. Janë lojtarë që nuk kanë luajtur në atë pozicion. Kur shohin ekipe të lehta në letër këta nuk japin maksimumin. Ne jemi ushtarë, jo gjeneralë.
Nëse nuk i vlerësojmë nuk e kemi kapacitetin të fitojmë me pak fraksione. Dështuam në këtë ndeshje dhe them që të kemi skuadër të rrimë përpara duhet stol. Ne nuk e kemi pasur, e kemi mbyllur me 12-13 lojtarë. Gjithsesi jam i kënaqur me grupin që kam pasur dhe me ecurinë e deritanishme”. /abcnews.al