Dovedan e ka me gjykimin, Bicaj: Jo dy, por tre penallti ishin për ne!

schedule15:47 - 27 Tetor, 2019

schedule 15:47 - 27 Tetor, 2019

Veljko Dovedan dhe Bylisi i tij i kanë surprizuar të gjithë në këtë fillim sezoni. Skuadra ballshiote bëri një ndeshje mjaft të mirë edhe ndaj Teutës, ndërkohë që në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai analizoi sfidën me durrsakët.

“Jemi pak të lodhur, në shtatë ditë kemi bërë tre ndeshje. Normalisht nuk mund të bësh shumë gjëra në këtë gjendje”, tha Dovendan pas ndeshjes që Bylisi barazoi pa gola me Teutën në shtëpi.

“Nuk kam folur kurrë për arbitrat, por këtë herë kemi pasur dy penallti me Bicajn dhe Muratajn. Kemi pasur edhe në ndeshje të tjera, me Laçin dhe me Partizanin”, shtoi Dovedan.

BICAJ – Mbrojtësi i Bylisit, pas ndeshjes deklaroi: “Kjo ndeshje pak tension, Teuta është ekip i mirë. Euforia është kundërshtari ynë kryesor. E kishim frikë këtë ndeshje. Ata luajnë më mirë jashtë se brenda. Jemi të kënaqur me pikën e marrë. Po të finalizonim do të ishte më mirë. Ne jemi ekipi që kemi shënuar më shumë, s’ka problem që nuk realizuam sot”.

“Bylisi me mbrortjen më të mirë? Forca e grupit është arma jonë kryesore. Punojmë në kushte perfekte. Mbështetja e presidentit dhe puna e stafit janë garanci dhe them se jemi në rrugën e duhur”.

“Gjykimi? Trajneri është natyrë e qetë. Nuk janë dy penallti, janë tre . E them me bindje këtë, pasi isha unë te njëra. Oreksi vjen duke ngrënë, për sa kohë kemi ardhur deri këtu, do mundohemi ta çojmë deri në fund. Fjala titull është e madhe, por kapja e Europës është perfekt”.

“Sa kërkues është trajneri? Është trajner serioz. Kur jemi në kohën e lirë konsumon kafe me ne. Di ta ndajë punë me gjërat e tjera. Jemi shumë të kënaqur që e kemi këtë trajner. Shpresojmë të rrijë sa më gjatë pranë nesh”. /abcnews.al