Douglas Costa përfundoi periudhën e karantinës dhe është rikthyer në Brazil. Anësori ofensiv i Juventusit flet për Esporte Interativo rreth uljes së rrogave, veprim që i kurseu 90 milione euro bardhezinjve, dy hipotezave të kampionatit italian dhe bisedës me kapitenin Chiellini.
“Biseduam me njëri-tjetrin për uljen e pagave, e kishim të qartë situatën. Një futbollist ankohet kur i kërkon para, por nuk ka faj Juventusi për pandeminë e krijuar. Askush nuk e dinte se do të ndodhte kjo gjë dhe që sporti do të ndalej.
Mbyllja e sezonit? Nuk dihet akoma se çfarë do të ndodhë. Mund të fillojë kampionati ose do t’i jepet titulli skuadrës që renditet e para. Kam biseduar me Chiellinin, më tha që mund të rishihemi me 15-20 prill, gjithmonë nëse gjërat shkojnë mbarë”, deklaron lojtari brazilian. /abcneës.al