Edmond Dosti, ish-sulmuesi i Partizanit, kampion dhe golashënues në vitin 1993, e ndjek skuadrën e tij të zemrës nga Austria dhe kur sheh se si shkojnë gjërat, nuk ndihet mirë. Para pak ditësh ai u kërkoi drejtuesve të vendosin për largimin e trajnerit Adolfo Sormani. Së fundmi merret me një tjetër tematikë dhe lidhet me të rinjtë, që nga akademia e të kuqve kalojnë në klube të tjera. Dosti rreshton disa emra, mes tyre edhe atë të Sherif Kallakut, fantazistit të Teutës që i ndëshkoi në mesjavë. Sipas tij, është e gabuar që të lihen të lirë lojtarë të tillë, ndaj kjo gjë duhet të ndryshojë në vazhdim.
POSTIMI I DOSTIT – Z.Demi dhe z.Rama është koha për të reflektuar të gjithë bashkë ku kemi gabuar! Partizani i sotëm nuk ka asgjë të përbashkët me atë të vitit të shkuar ku u shpall kampion. Partizani ka humbur ekuilibrin dhe boshtin brenda skuadrës me largimin e ish-trajnerit Gega. Ardhja e trajnerit të ri italian dhe afrimi i lojtarëve të huaj jo cilësor, që nuk njihnin kampionatin, sollën grindjet brenda skuadrës, përfshi këtu ish-trajnerin, i cili prishi grupin dhe harmoninë, stilin e lojës dhe strategjinë, prishi atë që ndërtoi më shumë se 5 vite.
Gabimet vazhdojnë duke ndjekur një politike të gabuar ndaj afrimit të lojtarëve të Akademisë së Partizanit, nga ana tjetër i kushtojnë shumë rëndësi lojtarëve të huaj që kushtojnë shumë dhe që nuk ndjejnë peshën e fanellës, duke mos u hapur rrugë lojtarëve të akademisë të cilët dinë sa kushton kjo fanellë me emrin Partizan…
Kallaku (Teuta), Herald Marku (Vllaznia), Franci Lala, Gresild Lika, Joan Ccela, Eljan Ccela, Rimal Haxhiu (Luftëtari), Valentino Murataj, Bajramaj, Janku (Bylis), Idi Batha, Erando karabeci (Tirona). Një pyetje kam: kush i ka larguar nga Partizani këta lojtarë që po bëjnë shumë mirë nëpër ekipet ku luajnë? Për mendimin tim kjo nuk është politikë për të mirën e Partizanit, kjo është t’ia futësh vetes. Nostalgjia te trajnerët e huaj nga Italia duket se nuk po përputhet me atë që pritet te skuadra e Partizanit, duke mos përjashtuar edhe prurjen e lojtareve te huaj që ende nuk po kuptojnë rëndësinë e fanellës së klubit. Jo pak, por katër trajner italianë janë ulur në pankinën e Partizanit. Por…
Partizani ka maninë e lojtarëve e huaj ,kur ka Akademinë e vet. Prandaj z.Demi dhe z.Rama është koha për reflektim të shpejtë për të mirën tuaj dhe të Partizanit. Boll me zemërgjerësinë tuaj, që po e keqpërdorin të tjerët mbas jush. Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo situatë po na bën shumë pesimistë që do ndryshojë diçka për këtë vit. /abcnews.al