Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka depozituar në emër të Kuvendit, në Gjykatën Penale një kërkesë për shpallje të mos kompetencës për dosjen “CEZ”.
Në kërkesë thuhet se këtë çështje duhet ta hetojë SPAK-u. Balla nuk kurseu as akuzat për Prokurorinë e Tiranës, duke thënë se nuk ka marrë në pyetje dëshmitarin kyç, Nuel Kalaj.
Kuvendi me anë të një shkresë zyrtare të dorëzuar në gjykatë nga numri 2 i Partisë Socialiste Taulant Balla i kërkon gjykatës Penale të Tiranës, që të shpallë mos kompetencën për dosjen “CEZ”.
I pranishëm në Gjykatën Penale, Balla insistoi që kjo çështje, e cila ka prodhuar akuza të forta politike t’i kalojë tani për hetim Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.
Kryetari i grupit socialist Taulant Balla nuk i kurseu akuzat për Prokurorinë e Tiranës duke thëne se nuk ka marrë në pyetje dëshmitarin kryesor Nuel Kalaj dhe personat e tjerë të dyshuar.
Kërkesa për shpallje të mos kompetencës nga ana e kuvendit është bërë për shkak që prokuroria të kërkojë pushimin e hetimeve për një sërë zyrtarësh të lartë, të cilët në vitet 2005- 2013 kanë negociuar marrëveshjen e shitjes së aksioneve, të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a ndërmjet dhe CEZ-it./abcnews.al