Pas vendimit te Gjykates se Apelit për Krimet e Rënda, që pranoi gjykimin e shkurtuar për dosjen “Xibraka”, prokuroria nuk ka bërë rekurs në gjykatën e lartë, duke pranuar në heshtje uljen e 1/3 së dënimit për 9 të dënuarit. Edhe pse organi i akuzës apeloi vendimin e shkallës së parë tek krimet e rënda, duke arsyetuar se kishte dhënë dënime të ulta për të pandehurit, nuk ndoqi të njëjtën rrugë për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Tejkalimi i afatit ligjor 10 ditor për të bërë rekurs nga organi i akuzës lë në fuqi dënimet e dhëna nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda për 9 të dënuarit e dosje “Xibraka”. Vetëm disa ditë më parë la qelinë Kelmend Dalipi, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë./abcnews.al
DËNIMET E GJYKATËS SË APELIT PER KRIMET E RËNDA
- Ilir Hyseni 8 vite burg
- Ermal Hoxha 6 vite e 8 muaj burg
- Cesar Avila 8 vite burg
- Valther Moreno 8 vite burg
- Genci Xhixha 8 vjet e 7 muaj, në mungesë
- Arjan Dalipi 6 e 7 muaj burg
- Gentian Gjonaj 7 e 3 muaj vite burg
- Kelemnd Dalipi 7 e 3 muaj vite burg
- Sajmir Batku 8 e 7 muaj vite burg