TIRANË– Më 29 shtator, në Gjykatën e Posaçe, pritet të mbahet seanca paraprake për sa i përket dosjes hetimor për Erion Veliajn, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë. Gjyqtarja e Posaçme, Etleva Deda më 29 shtator do të vendosë nëse dosja me hetimet e SPAK, do të kalojnë apo jo për gjykim.
Më 10 shtator të këtij viti, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, të arrestuar në muajin shkurt.
Veliaj do të përballet n gjykatë për 5 akuza të prokurorisë. Përveç akuzave për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futjes së sendeve të jashtëligjsëme në qeli Veliajit i janë rënduar sërish pozitat penale pasi akuzohet edhe për shpërdorim detyre.
Sipas prokurorisë, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë përfituar të ardhura monetare dhe pasuri të paluajtshme në këmbin të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK i kërkon gjykatës që të vijojë procesi për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mos deklarim të pasurisë.
Në të njëjtën kohë hetiemt janë mbyllur edhe për 18 persona të tjerë, mes të cilve biznesmenë dhe shoqëri tregëtare të lidhur me Veliajn dhe bashkëshorten e tij që akuzohen se përmes korrupsionit kanë përfituar tendera dhe leje ndërtimi nga kryetari i Bashkisë./abcnews.al

