“Partizani”, GJKKO rrëzon Berishën: “Provat e SPAK, të vlefshme”. Të enjten vendimi për gjykimin

schedule16:10 - 23 Prill, 2025

schedule 16:10 - 23 Prill, 2025

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të enjten seancën paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “partizani” ku i pandehur është ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Ne seancën e së mërkurës, gjyqtarja Flojera Davidhi rrëzoi të gjitha kërkesat e avokateve mbrojtës të të pandehurve për pavlefshmëri të provave të SPAK mbi hetimet e dosjes  Partizani.

Për këtë mbrojtësit kërkuan kohë të konsultohen me klientët e tyre dhe seanca u shty për të enjten në orën 13.

Seanca paraprake ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë ka zgjatur më shumë se 6 muaj edhe pse ligji parashikon qe ajo duhet të mbyllet brenda afatit 1 mujor. Me së shumti shkak për shtyrjen e seancave janë bërë avokatët e të pandehurve. Një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Sali Berishës për masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Po ashtu Gjykata e Lartë rrëzon dhe rekursin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Te dy ata janë marrë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash për dosjen Partizani.

Në këtë masë, ish-kryeministri ndodhet që prej datës 3 janar me vendim të gjyqtarit te apelit Engert Pëllumbi.

Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se Sali Berisha në kohën që mori drejtimin e qeverisë nxori akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për të përfituar pronën në ish-kompleksin Partizani në kundërshti me ligjin../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!