Dosja e kryebashkiakut të Lushnjës, GJKKO tërhiqet për vendim, SPAK kërkoi 7 “arreste me burg”

schedule16:17 - 8 Korrik, 2021

schedule 16:17 - 8 Korrik, 2021

Përfundon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj krye bashkiakut të Lushnjes,Fatos Tushe dhe 10 të arrestuarve të tjerë.

Pas një seanca maratonë të nisur në orën 9:00 të mëngjesit gjyqtarja e Posaçme Danjela Shirka është tërhequr për vendim kujtojmë se SPAK ka kërkuar 7 masa arresti me burg dhe 4 arrest shtëpie.

Tushe u arrestua dy ditë më parë për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike. Me urdhër të SPAK gjithashtu u arrestuan edhe dhjetë punonjës të tjerë të bashkisë. Një tender me vlerë 24 milionë lekë është shkelja që çoi në operacionin masiv të Prokurorisë së Posaçme.

Abcnews.al mëson se Tushe është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Mes të arrestuarve është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje i cilësuar si “koka” e grupit si Gazment Çela zv. drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe Xhemal Hasko përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje. /abcnews.al/