Dosja e Arbër Çekajt, Ekuadori e shpalli në kërkim për dy ngarkesa të tjera

schedule15:53 - 28 Maj, 2019

schedule 15:53 - 28 Maj, 2019

Dy ditë pasi dosja për 613 kilogramë kokainë kaloi për gjykim ABC News ka zbardhur dosjen e plotë. Organi i akuzës është në pritje të letërporosisë nga Ekuadori, pasi Arbër Çekaj rezulton me masë sigurie për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë vijojë hetimet për të zbuluar se kush janë porositësit e sasisë më të madhe të kokainës, të kapur ndonjëherë në vendin tonë, pasi sipas akuzës Çekaj kishte marrë përsipër vetëm transportin.

ABC News zbardh dosjen e plotë, për 613 kg kokainë të kapur në Maminas, me të pandehur Arbër Çekaj në mungesë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezakun, dy ditë pasi Prokuroria për Krimeve të Rënda e dërgoi dosjen në gjykatë. Burime pranë organit të akuzë bëjnë me dije se edhe pse janë mbyllur hetimet, prokuroria është në pritje të letërporosis, nga Ekuadori.

Autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha kohore të ndryshme. Sasia e parë e kapur është 90 kilogramë kokainë, e gjendur po me kontejner me banane në pronësi të Arbër Çekajt, ndërsa sasia e dytë ishte 38 kg e kapur po në Ekuador.

Burimet saktësojnë se autoritete e Ekuadorit kishin  informacion se sasia e fundit po tentohej të futej në kontejner e ndarë në 4 arka bananesh, që ishte shtesë nga ajo që ishte porositur nga kompania “Arbi Garden”. Po i njëjti burim ka konfirmuar se autoritetet e Ekuadorit i kanë caktuar edhe një masë sigurie Arbër Çekajt.

Gjithashtu ABC News ka mësuar se Çekaj dy ditë pasi është kapur sasia prej613 kg kokainë është nisur nga Gjermania dhe ka ndaluar në Kosove aty ku ka kryer edhe një telefonatë në një media në Tiranë për të sqaruar pozicionin e tij, por më pas është larguar në mënyrë jo të rregullt ligjore drejt Gjermanisë aty ku ka kërkuar edhe azil politik.

Nga ana tjetër, prokurori Edvin Kondili vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun e drogës dhe pronarët e saj. Në përfundim të hetimeve rezultoi se Arber Çekaj kishte marrë përsipër që të kryente vetëm transportin e lëndës narkotike që është edhe sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!