“Dorëzova fakte të reja”/ Bashkëshortja e Aleks Nikës përfundon dëshminë në SPAK për 21 janarin

schedule13:14 - 22 Korrik, 2024

schedule 13:14 - 22 Korrik, 2024

Ka përfunduar dëshminë në SPAK Rajmonda Nika, bashkëshortja e të Aleks Nikës, i cili mbeti i varrë më 21 Janar.

Pasi ka dalë nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, ajo u shpreh se ka dorëzuar fakte të reja, por pa zbuluar detaje. “Dhashë dëshminë time, dorëzova edhe disa fakte të reja, por nuk i bëj dot publike”, u shpreh ajo para gazetarëve.

Përveç saj, në SPAK është paraqitur për të dëshmuar dhe xhaxhi i Alkes Nikës, Mark Nika.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Ata i kërkuan gjykatës së lartë që hetimet për vrasjen e të afërmit të tyre të kryen nga Prokuroria e Posaçme ndërsa kallëzuan zyrtarë të lartë shtetërore mes të cilëve ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe drejtues të lartë të gardës.

Pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së Lartë që urdhëroi SPAK të vijojë hetimet për 21 janarin, të prokuroria regjistroi hetimet për 3 vepra penale nga vrasja në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. SPAK regjistroi hetimet pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së lartë dhe asaj të të drejtave të njeriut me seli në Strasburg. Sipas kësaj të fundit për vrasjet e 21 janarit nuk është zbardhur roli i zinxhirit komandues të gardës dhe vrasjet janë konsideruar krim shtetëror. Po kështu në vendim thuhet se prokuroria në atë kohë është penguar për të zbardhur ngjarjen.

/abcnews.al