Dosja ‘5D’/ Një vit burg për Eglantina Zere, dënohen dhe katër ish zyrtarë të tjerë për shkelje të barazisë në tendera

schedule13:27 - 17 Qershor, 2025

schedule 13:27 - 17 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.

Zere në cilesinë e anëtares së komisionit të vlerësimit të ofertave u mor e pandehur në kuadër të dosjes 5D, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish drejtor të Bashkisë së Tiranës.

Me nga 9 muaj u dënuan  edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie mes të cilëve, Enkeljda Qyta, Bruno Koçi,  Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati.

Ata  u gjetën  fajtor për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!