TIRANË- Ne procesin qe po mbahet per dosjen e njohur si 5D, Gjykata e Posaçme nuk e pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar bërë nga të pandehurit nmes të cilëve edhe për Mariglen Qaton dhe Redi Molla.
Me rrëzimin e kesaj kërkesë te pandehurit nese gjenden fajtot nga gjykata nuk do të përfitojne ulje te denimit me 1/3-ten. Pas kesaj procesi gjyqesor do të vazhdojë me procesuren e zakonshme ku do të dëgjohen të gjitha provat dhe dëshmitarët në seancat qe do të mbahen në themelin e ccështjes. Seanca e radhes do te mbahet me 17 prill ne oren 9. Nga hetimet ka rezultuar se të pandehurit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-drejtues në UKT, që mbahen të izoluar në ëeli, kanë qenë pronarë të fshehtë të shoqërisë “5D Konstruksion” duke përdorur ortakë fiktivë.
Kjo kompani ka përfituar në mënyrë të parregullt 12 tendera publikë në vitet 2016-2020, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192 milionë lekësh. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se, në procedurat e tenderimit, ku kompania 5D është shpallur fituese, është favorizuar nga ish-zyrtarët e tjerë të marrë nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, mes të cilëve edhe Taulant Tusha. Shoqëria ka marrë pjesë në tendera të organizuar nga UKT, Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”, duke u favorizuar nga të pandehurit që ushtronin funksione publike./abcnews.al