“Dosja 339/1”, Gjebrea: Kur një prokuror dorëzoi detyrën….

schedule21:15 - 6 Qershor, 2019

schedule 21:15 - 6 Qershor, 2019

Deputetja Elona Gjebrea është shprehur se PS-ja është e interesuar që të zbardhte çështja, në lidhje me përgjimet e  dosjes 339/1,  të publikuara nga media gjermane “Bild”.

“PS ka një qëndrim në lidhje me këtë dhe jemi të interesuar që çështja të zbardhet sa më shpejt dhe nëse është e rëndësishme të merret edhe një grup ekspertësh ndërkombëtar që të zbardhet. Duhet sa më shpejt të ketë veprime hetimore të cilat i shpjegon gjykata dhe është ajo që jep verdiktin e saj. Edhe Prokuroria kërkon një përgjigje shumë të shpejt”.

E pyetur nga gazetarja Mirela Milori se pse ka zgjatuar kaq shumë kjo çështje pa u zbardhur, Gjebrea tha: “Nëse e mbani mend për raportim vjetor që bëri Prokurorja e Përgjithshme përpara Kuvendit, u pyet në lidhje më këtë dosje dhe tha se ishte maksimalisht të impenjuar në zbardhjen e saj. Por  është një numër voluminoz CD që duhen zbardhur dhe u konstatuan kur një prokuror kishte dorëzuar detyrën. Është e çuditshme dhe duhet çuar deri në fund për të kuptuar se kush e ka dekonspiruar këtë dosje. Arta Marku ka pasur mbështetje edhe nga ndërkombëtar dhe është zgjedhur konform procedurave. Nuk mendoj që ne kemi peshë në lidhje me këtë. Ne japim zërin tonë dhe politika ka për detyrë të rrijë larg këtyre çështjeve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!