Armando Broja ka patur një sezon shumë të mirë te Southampton, deri në fund të sezonit i cili nuk po jepte atë që pritej në fushën e lojës.
Forma e tij nuk ka ndikuar tek ekipet e tjera, të cilat janë të marrosura pas tij dhe po e shohin me shumë vëmendje. Napoli është një nga ato ekipe të cilat po e studiojnë me kujdes Armando Brojën, pasi e shohin si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen.
Por sipas “Sky Germany”, në luftë të vërtetë për të fituar shërbimet e tij janë Dortmund dhe Arsenal. Ekipi gjerman e sheh si sulmuesin e duhur për të zënë vendin e Haaland i cili u transferua së fundmi te Manchester City, ndërsa Arsenal e sheh si të vetmin sulmues të ekipit, pasi Lacazette ka bërë valixhet gati.
Të dyja ekipet kanë kontaktuar Chelsea-n, dhe klubi blu i Londrës është treguar i qartë.
Nëse doni Armando Brojën, atëherë do të duhet të paguani 58 milionë paund. Shifra është tepër e lartë për të dyja ekipet, por gjithësesi asnjëra prej tyre nuk është tërhequr nga negociatat. Vera do të jetë e nxehtë për sulmuesin shqiptar, pasi pritet që të transferohet te një ekip me peshë të madhe./ h.ll/abcnews.al