Dortmund befason në merkato, rrëmben yllin e Bayern Munich

schedule10:59 - 24 Korrik, 2023

schedule 10:59 - 24 Korrik, 2023

Borussia Dortmund ka arritur të transferojë mesfushorin austriak, Marcel Sabitzer nga Bayern Munich.

Të dyja klubet arritën në një marrëveshje prej 19 milionë eurosh në total për lojtarin dhe tashmë klubi verdhezi po bën gati kontratën për 29-vjeçarin.

Fabrizio Romano, gazetari italian raporton se lojtari do të firmosë kontratën e tij me Dormtund brenda kësaj jave.

Për Sabitzer kishte interes të lartë edhe nga Roma në Serie A, por lojtari pranoi kushtet e Dortmund./h.ll/abcnews.al